01/12/2024
Llokuma tradicional të Ulqinit ( llakuma si motit) 🍩
Një nga kujtimet ma të bukura të fëmijërisë sonë,kur era e llokumave të përgaditura nga gjyshet apo nënat tona na zgjonte nga gjumi çdo festë bajrami. 🤍
I hanim me pak djathë shtëpie anash që na shijonte më shumë se çdo mozzarellë e gorgonzollë e ditêve të sotme...
Sofrat ishin plot,dominonte respekti e mirënjohja ndaj asaj nëne apo gjyshje që është zgju me sabah për me kënaq shpirtin e sajë duke kënaq familjen e vet. Fjala t'lumshin durt nuk mungonte asnjëherë,e ç'është më e rëndësishmja thuhej nga ZEMRA ! 🤍
Përveç bajramit në Ulqin dikur këto llakuma janë ushqimi i parë që një nuse e re përgadit mëngjesin e parë që gdhinë( ńjefën ) te familja e burrit..
Sot i bajnë hankot ( e shkreta 😋) edhe i thrasin nuset kur qarohen mi shti durt në brum "sa me ba adetin" 😊
Qe edhe recepti,kur na mushet menja "neve t'rejave" për mi ba 🤍🤍😊⬇️