Buqe Muka Handmade

Buqe Muka Handmade Në faqen tonë Buqe Muka Handmade do të gjeni riprodhime të veshjeve popullore shqiptare AUTENTIKE! Shkrime dhe studime të ndryshme mbi etnografinë Shqiptare!

Do të gjeni elementët autentikë mbi 100-150 vjeçar të kuruar dhe restauruar në punishten tonë!

25/08/2026

🪡 Ndonjëherë shohim një veshje tradicionale dhe mendojmë se shohim thjesht një kostum, disa ngjyra, disa qëndisje…

Por pas saj mund të fshihen muaj kërkimi, orë të pafundme pune dhe një përgjegjësi e madhe: të mos ndryshosh atë që koha na ka lënë.

Kjo veshje është një prej punëve për të cilat jam konsultuar me etnografë , studiues e specialistë të fushës dhe që është vlerësuar nga ata si pothuajse origjinale, për mënyrën se si janë respektuar forma, prerja, ngjyrat dhe motivet e saj.

Por fjala “pothuajse” është po aq e rëndësishme sa fjala “origjinale”.

Sepse unë nuk kam në duar materialet që kanë përdorur mjeshtrit 100 apo 150 vjet më parë. Nuk kam të njëjtat kadife, të njëjtat fije, të njëjtat pëlhura e zbukurime.

Kam atë që mund të gjendet sot.

Dhe pikërisht këtu fillon sfida: të përdorësh materialet e së sotmes, pa tradhtuar pamjen dhe shpirtin e së djeshmes.

Të studiosh fotografitë e vjetra.
Të deshifrosh motivet.
Të respektosh ngjyrat sipas moshës dhe krahinës.
Të ruash prerjen.
Të mos shtosh e të mos heqësh sipas dëshirës.
Të kërkosh atë që nuk gjendet më lehtë.

Kjo është arsyeja pse një veshje e tillë nuk mund të gjykohet vetëm nga ajo që shohim në një fotografi.

Sepse fotografia tregon rezultatin.

Por nuk tregon sakrificën që fshihet pas tij.

Unë nuk pretendoj të rikthej të shkuarën me materialet e së shkuarës.

Përpiqem të bëj më të mirën me atë që kemi sot, duke respektuar sa më besnikërisht atë që na ka mbetur nga dje.

Sepse puna me trashëgiminë nuk është thjesht të krijosh diçka të bukur.

Është të ruash diçka që nesër mund të mos ekzistojë më.

Një fotografi që i hapi rrugën historisë…Ka veshje që, sapo marrin jetë, fillojnë të shkruajnë historinë e tyre.Kjo ësht...
10/08/2026

Një fotografi që i hapi rrugën historisë…

Ka veshje që, sapo marrin jetë, fillojnë të shkruajnë historinë e tyre.

Kjo është një prej tyre.

Veshja e Ali Pashë Tepelenës lindi nga një ndjesi që për mua ishte e natyrshme.

Ne vijmë nga Tepelena dhe figura e Ali Pashës është pjesë e historisë së atij vendi.

Prandaj, ta sillnim në jetë veshjen e tij ishte më shumë se një punë artizanale… ishte një mënyrë për t’i dhënë jetë një copëze të historisë.

Pastaj erdhi kjo fotografi.

Marjo, i veshur me kostumin e Aliut.

Një fotografi e realizuar me profesionalizëm nga Marko , e cila u pëlqye dhe u shpërnda nga shumë persona !

Dhe pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas, fotografia nisi udhëtimin e saj…

Deri sa ra në syrin e Fadil Berishës.

Një fotograf me përvojë dhe famë ndërkombëtare, që e pa atë që ndoshta nuk mund ta shihte kushdo: forcën e imazhit, karakterin e veshjes dhe bukurinë e traditës shqiptare të sjellë në një formë autentike.

Nga ai vështrim nisi gjithçka.

U hap rruga drejt Filadelfias.
Dhe veshja që kishte lindur në duart e mia, për të nderuar historinë e vendit tim, u bë pjesë e një eventi shumë të rëndësishëm ku do të merrte jo një, por tre vlerësime:

🏆 Golden Hands – American Dream
🥇 Çmimi i parë, si veshja më e bukur dhe e realizuar me origjinalitet
🏅 Çmimi i Mirënjohjes

Dhe sot, kur e shoh këtë fotografi, nuk shoh vetëm Marjon me veshjen e Aliut dhe çmimin në duar.

Shoh një udhëtim.

Një veshje nga Tepelena,
një fotografi nga Markoja,
një shpërndarje nga Eva , Alisa etj etj etj ,
një sy profesionisti si ai i Fadil Berishës,
dhe më pas… Filadelfian.

Ndonjëherë historia nuk troket me zhurmë.
Ajo vjen e heshtur, brenda një fotografie… dhe pastaj nis të udhëtojë. ❤️

Kjo është historia pas “Golden Hands”. ✨🏆

21/07/2026

Prezantimi i një veshje popullore shqiptare me

Kush thot se brezi i ri nuk i do traditat , GABOHET ! Brezi i ri bën si shikon , jo si i thon të bëjë!
07/05/2026

Kush thot se brezi i ri nuk i do traditat , GABOHET !
Brezi i ri bën si shikon , jo si i thon të bëjë!

Nuk ka mik më besnik se Libri ! Ernest  Heminguej .
23/04/2026

Nuk ka mik më besnik se Libri !

Ernest Heminguej .

23/04/2026

Address

Gjirokastër
6001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Buqe Muka Handmade posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Buqe Muka Handmade:

Shortcuts

Share