26/10/2026
Në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë, Hotel “Post Inn” mori një tjetër karakter përmes ndriçimit nga EGLO.✨
Ndriçimi është pjesë e rëndësishme e përvojës së çdo vizitori, duke filluar nga ambientet mikpritëse e deri te detajet që tërheqin vëmendjen.🥰
Në këtë projekt, ndriçuesit e varur, ndriçuesit muralë, shiritat LED, spotet dhe ndriçuesit e fasadës së jashtme janë kombinuar për të krijuar një pamje harmonike, ku çdo element ka funksionin dhe karakterin e vet.
Tani, çdo detaj ndriçimi kontribuon në atmosferën dhe identitetin e Hotel “Post Inn”, duke e bërë hapësirën sa mikpritëse, aq edhe funksionale.😊
Faleminderit për besimin!