21/10/2026
Një kopsht persian i endur në një sixhade… 🌳
Ka tapete që thjesht shtrohen në dysheme, por ka edhe nga ata që të ftojnë të ndalesh e t’i shohësh si një pikturë.
Kjo sixhade iraniane na sjell ndër mend kopshtet e vjetra të Persisë, ku pemët, lulet, zogjtë dhe kafshët bëhen pjesë e një historie të endur me ngjyra.
Në traditën persiane, kopshti ka qenë simbol i parajsës, i qetësisë dhe i harmonisë me natyrën. Prandaj edhe në shumë tapete tradicionale iraniane gjejmë pemë që lulëzojnë, kafshë të vogla dhe peizazhe që duken sikur kanë dalë nga një përrallë.
Më pëlqen veçanërisht mënyra si janë bashkuar ngjyrat në këtë sixhade: bluja e ujit, jeshilja e natyrës, e kuqja e thellë dhe tonet e ngrohta të tokës.
Një tapet i tillë nuk është thjesht një element arredimi. Është një vepër arti që mund ta trashëgosh, ta duash dhe ta shijosh për vite me radhë.
Një copëz Persie, tani në Dolce Casa Tirane. ❤️
InteriorDesign Artizanat PersianCarpets