01/06/2026
Çfarë është Flower Cafe?
Flower Cafe është një dyqan (boutique) që ekspozon dhe shet vepra arti të krijuara me lule. Këtu nuk do të gjeni vetëm buqeta tradicionale, por krijime unike të realizuara me lule natyrale që ruhen për një kohë shumë të gjatë, të konceptuara si dekor, dhuratë ose element artistik për çdo ambient.
Përveçse mund të zgjidhni nga koleksionet tona, në Flower Cafe keni mundësinë të krijoni edhe vetë art me lule dhe ta merrni me vete si një kujtim të veçantë.
Çdo vepër realizohet me kujdes, duke bashkuar bukurinë e natyrës me kreativitetin artistik.
Ju mirëpresim në Flower Cafe për të zbuluar një përvojë ndryshe në botën e luleve.