14/01/2026
Pozicioni: Arkitekt Zbatimi
Përshkrimi i punës:
• Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi për zbatimin dhe supervizimin e projekteve të ndërtimit.
• Përgatit dhe administron dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit.
• Kontrollon dhe monitoron punimet sipas projektit të miratuar, preventivit dhe specifikimeve teknike.
• Mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe zbatimin e standardeve të sigurisë në kantier.
• Udhëheq proceset e punës, planifikon dhe koordinon frontet e punës me kontraktorë dhe nënkontraktorë të ndryshëm.
• Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat teknike të evidentuara gjatë zbatimit.
⸻
Kërkesat:
• Eksperiencë minimale 5 vite në zbatim ndërtimi.
• Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar presionin e afateve.
• Njohuri shumë të mira të vizatimeve teknike dhe detajeve të zbatimit.
• Aftësi për menaxhimin e kohës dhe prioriteteve në kantier.
⸻
Programet që duhet të dijë Arkitekti:
• AutoCAD – për vizatime teknike dhe plane zbatimi.
• Microsoft Office – për preventivë,raporte teknike, dokumentacion, tabela dhe ndjekje punimesh.
• Adobe Acrobat (PDF) – për menaxhimin dhe kontrollin e dokumentacionit teknik.