Kuzhina Bekes

Kuzhina Bekes Receta të shijshme, këshilla praktike dhe informata rreth ushqimit çdo ditë 🥗

A e kish*t provu ndonjëherë këtë? 😳🐍
14/06/2026

A e kish*t provu ndonjëherë këtë? 😳🐍

Shumë njerëz mendojnë që perimet janë thjesht të shëndetshme dhe kaq.Por e vërteta është pak më ndryshe…Ngjyra e perimev...
10/06/2026

Shumë njerëz mendojnë që perimet janë thjesht të shëndetshme dhe kaq.

Por e vërteta është pak më ndryshe…

Ngjyra e perimeve nuk është rastësi.
Çdo ngjyrë ka rolin e vet në trup.

Kur ha të kuqe, ndihmon zemrën.
Kur ha të gjelbra, pastron trupin dhe i jep forcë.
Kur ha të verdha dhe portokalli, ndihmon sytë dhe imunitetin.
Kur ha vjollcë, mbron trurin dhe qelizat.
Edhe ato të bardhat, që duken më të thjeshta, janë shumë të forta për imunitetin.

Problemi është që shumica hamë njësoj çdo ditë…
të njëjtat gjëra, të njëjtat ngjyra.

Trupi nuk ka nevojë vetëm për ushqim.
Ka nevojë për balancë.

Sa më shumë ngjyra në pjatë, aq më shumë përfitime për trupin.

Nuk duhet të jetë perfekte.
Mjafton të fillosh pak nga pak… të shtosh një ngjyrë më shumë çdo ditë.

Sa më shumë ngjyra, aq më mirë për trupin.

Sepse 5 ngjyrat në ditë…
mund të bëjnë diferencë të madhe për shëndetin tënd.

Follow për më shumë receta çdo ditë ❤️

Tregom ku punon 👇dhe të tregoj çfarë kuzhinieri je 👨‍🍳🔥Mos mendo shumë… zgjedhja jote tregon gjithçka.⸻Shkruaj numrin në...
09/06/2026

Tregom ku punon 👇
dhe të tregoj çfarë kuzhinieri je 👨‍🍳🔥

Mos mendo shumë… zgjedhja jote tregon gjithçka.



Shkruaj numrin në koment 👇

Follow për më shumë receta çdo ditë ❤️

A të ka ndodhur ndonjëherë që çokollata të bëhet me njolla të bardha? 👀Shumë mendojnë se është prishur… por jo!👉 Kjo ndo...
07/06/2026

A të ka ndodhur ndonjëherë që çokollata të bëhet me njolla të bardha? 👀

Shumë mendojnë se është prishur… por jo!

👉 Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve të temperaturës.
Yndyra brenda çokollatës del në sipërfaqe dhe krijon një shtresë të bardhë.

💡 Por lajmi i mirë:
Është ende e sigurt për t’u ngrënë 👍

Nuk është e bukur si më parë, por nuk është e dëmshme.

👇 A e ke hedhur ndonjëherë çokollatën për këtë arsye?

👤 Tag dikë që gjithmonë mendon se është prishur 😄

❤️ Follow për më shumë këshilla çdo ditë
www.gatuajlehte.com

👉 Vegeta në çdo ushqim… a është vërtet e nevojshme?Në Kosovë përdoret çdo ditë.  Është bërë zakon — pothuajse në çdo gjë...
05/06/2026

👉 Vegeta në çdo ushqim… a është vërtet e nevojshme?

Në Kosovë përdoret çdo ditë.
Është bërë zakon — pothuajse në çdo gjë.

Ndërsa në Shqipëri?
Shumë as nuk e përdorin… disa as nuk e njohin fare.



👉 E vërteta?

Vegeta e jep shijen shpejt — pa shumë mundim.
Por kjo nuk do të thotë që është zgjidhja.

Shija e mirë nuk ndërtohet me një lugë pluhur…
por me mënyrën si gatuan.



👉 Çfarë ka brenda?

• Kripë
• Perime të thata
• MSG (monosodium glutamate)



👉 MSG nuk është armik.

Është përforcues shijeje që aktivizon umamin —
atë shijen e “plotë” që e ndjen te mishi dhe supat e mira.

Gjendet edhe natyrshëm në ushqime si domate, djathë, mish…



👉 Problemi nuk është produkti.
Problemi është përdorimi.

Kur e hedh në çdo ushqim:

• Shija natyrale fillon të humbet
• Ushqimi pa të duket i dobët
• Mësohesh me shije artificiale të shpejtë

Dhe gradualisht…
nuk po e shijon më ushqimin si më parë.



👉 Prandaj shumë thonë:
“Pa Vegetë, s’ka shije.”

Por realisht…
shija është — vetëm se nuk e ke më të ndjeshme.



👨‍🍳 Në kuzhinë profesionale:

Shija nuk vjen nga pluhuri.

Vjen nga:

✔ Qepë e skuqur mirë
✔ Hudhër
✔ Erëza
✔ Lëng mishi
✔ Teknikë

Dhe mbi të gjitha… durim.



👉 Diferenca është e thjeshtë:

Në shtëpi kërkohet zgjidhje e shpejtë.
Në kuzhinë profesionale ndërtohet shije.

Një kërkon rezultat të menjëhershëm…
tjetra kërkon proces.



💡 Përfundimi:

Vegeta nuk është e keqe.
Por kur bëhet zakon — fillon problemi.

Ndonjëherë, mjafton me e përdor më rrallë…
dhe shija ndryshon krejt.

CROISSANTI 🥐Shumica mendojnë që është francez…Por historia e tij fillon në Austri.Shumë kohë para croissantit modern, në...
04/06/2026

CROISSANTI 🥐

Shumica mendojnë që është francez…

Por historia e tij fillon në Austri.

Shumë kohë para croissantit modern, në Austri ekzistonte “kipferl”, një lloj buke me formë gjysmëhëne.

Dhe po…
edhe fjala “kifle” që përdorim ne ka lidhje me të njëjtën origjinë.

Në vitet 1830, një austriak me emrin August Zang hapi një furrë buke në Paris dhe filloi të shiste produkte austriake, përfshirë kipferl.

Francezët e pëlqyen shumë këtë ide.

Më pas e përshtatën sipas stilit të tyre:
më shumë shtresa,
më shumë gjalpë,
dhe teknikë franceze.

Kështu lindi croissanti që njohim sot.

Pra ideja filloi në Austri…
por Franca e bëri të famshëm në gjithë botën.

Sot është një nga produktet më të njohura të mëngjesit ☕🥐

Kuzhina Bekes
www.gatuaj-lehte.com

Bamja – e vogël, por mos e nënvlerëso 😉Shumë njerëz e nënvlerësojnë bamjen, por në fakt është një nga perimet më të mira...
01/06/2026

Bamja – e vogël, por mos e nënvlerëso 😉

Shumë njerëz e nënvlerësojnë bamjen, por në fakt është një nga perimet më të mira që mund të shtosh në ushqim.

👉 Për çfarë është e mirë?

✔️ Për tretjen
Bamja është shumë e pasur me fibra. Ndihmon zorrët të punojnë më mirë dhe parandalon kapsllëkun.

✔️ Për sheqerin në gjak
Ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit, prandaj është shumë e mirë sidomos për personat me diabet ose që duan ta mbajnë nën kontroll.

✔️ Për zemrën ❤️
Fibra ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe mbron zemrën.

✔️ Për imunitetin 🛡️
Ka vitaminë C dhe antioksidantë që forcojnë trupin kundër sëmundjeve.

✔️ Për lëkurën dhe flokët ✨
Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë në një lëkurë më të shëndetshme dhe flokë më të fortë.

✔️ Për gratë shtatzëna 🤰
Ka acid folik (folate), shumë i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjës.



👉 A ka ndonjë anë negative?

⚠️ Nëse e tepron shumë
Mund të shkaktojë fryrje ose parehati në stomak (si çdo ushqim me shumë fibra).

⚠️ Për gurët në veshka
Ka oksalate – personat që kanë pasur gurë në veshka duhet të kenë kujdes me sasinë.

⚠️ Tek disa njerëz
Mund të ndikojë pak në përthithjen e disa ilaçeve (rrallë, por ekziston).



👉 Përfundimi:
Bamja është një super-perime që ja vlen ta përdorësh rregullisht në kuzhinë.
E rëndësishme është si gjithmonë: balancë, jo tepricë.



Ti e përdor bamjen në ushqim? Si e gatuan zakonisht? 👇

Pringles nuk janë patatina klasike të prera nga patatja.Janë një produkt i përpunuar i bërë nga brumërat.Përbëhen nga:• ...
31/05/2026

Pringles nuk janë patatina klasike të prera nga patatja.
Janë një produkt i përpunuar i bërë nga brumërat.

Përbëhen nga:
• pluhur patate
• niseshte gruri
• miell misri / orizi
• vaj vegjetal
• kripë
• aromatizues (te variantet me shije edhe sheqer, djathë, erëza)

👉 Formohen si brumë dhe skuqen, prandaj të gjitha duken njësoj.



Kur konsumohen shpesh:

• shumë kripë → mund të ndikojë në tension
• shumë kalori → shtim në peshë
• pak vlera ushqyese → “kalori boshe”
• aromatizues → të bëjnë të hash më shumë
• trupi mësohet me shije të forta → refuzon ushqime normale



Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në:

• rrezik për obezitet
• rritje të tensionit të gjakut
• probleme me zemrën
• rrezik për diabet tip 2



Një gjë shumë e rëndësishme:
zakonet e përditshme krijohen shpejt dhe zgjasin gjatë.



👉 Nuk është problem njëherë pas here
👉 Problemi fillon kur bëhet zakon dhe shpesh.



Zgjidh më shpesh alternativa më të mira dhe mbaje si “treat”, jo rutinë.

www.gatuaj-lehte.com
Follow për më shumë receta çdo ditë ❤️

Adresse

Sandnes

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Kuzhina Bekes legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Bedriften

Send en melding til Kuzhina Bekes:

Del