03/06/2026
🌱Lulishtja Fidanishtja Nesi ju falënderon nga zemra për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë sezonit pranveror. Ju njoftojmë se me datën 01/06/2026 kemi përfunduar sh*tjen e fidaneve të perimeve dhe fidaneve të luleve për këtë vit.
Ishte kënaqësi të ishim pjesë e kopshteve dhe oborreve tuaja, duke sjellë gjelbërim, ngjyra dhe freski në çdo familje. Falë jush, edhe ky sezon u përmbyll me sukses dhe me shumë respekt e bashkëpunim të ndërsjellë.🌺
🌹Ju falënderojmë për çdo vizitë, çdo porosi dhe çdo fjalë të mirë që na keni dhënë gjatë kësaj kohe. Mbështetja juaj na motivon që çdo vit të punojmë edhe më shumë për të sjellë fidane sa më cilësore dhe shërbim sa më të mirë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Lulishtja Fidanishtja Nesi