09/10/2026
Malsa Restaurant
Malsa, Shkup-Skopje📍
Ejani të hamë një drekë të shijshme tek Restaurant Malsa, i cili gjendet në Radishan, rrugës për Luboten. 🤍
Është një nga restorantet e mia të preferuara, sepse përveç ushqimit shumë të shijshëm, ky restorant ofron një hapësirë tejet të madhe dhe një ambient shumë të këndshëm e të qetë. Ajri është i pastër dhe hapësira jashtë është perfekte për të kaluar disa orë të bukura me familjen apo shoqërinë.
Fillova me speca me kajmak dhe brusketa të freskëta. Si pjatë kryesore provova salmonin, i cili ishte i përgatitur në mënyrë perfekte. Provova edhe biftekun, i cili gjithashtu ishte shumë mire i pergaditur dhe kombinohej shumë bukur me perimet. Në tavolinë nuk mungonin as kërpudhat e fërguara, sallata e përzier dhe djathi, i cili ishte tepër i shijshëm.
Çdo pjatë ishte e prezantuar bukur, por mbi të gjitha, çdo gjë që provova ishte vërtet shumë e shijshme. 🤍
Një tjetër detaj që më pëlqeu është se restoranti është shumë i përshtatshëm edhe për familjet me fëmijë, pasi ka një kënd të madh e të bukur me lojëra, ku të vegjlit mund të argëtohen derisa prindërit shijojnë ushqimin.
Gjithashtu, hapësira e madhe, si brenda ashtu edhe jashtë, e bën Malsën një zgjedhje të mirë edhe për ditëlindje, festa familjare dhe evente të ndryshme.
Dhe sigurisht, një drekë e mirë nuk mund të përfundonte pa kafe dhe një akullore të servirur në formën e tortës. 🤍
Nëse nuk keni qenë ende në kete restorant, mendoj se ka ardhur koha ta provoni. 🤍 Ruajeni këtë rekomandim për herën tjetër kur të doni një drekë të mirë, ambient të bukur dhe disa orë larg zhurmës së qytetit. ✨