24/10/2026
Pas ekspozimit në galeri, çdo vepër nis një rrugëtim të ri ,duke u aranzhuar me kujdes në hapësirën e klientit, aty ku arti bëhet pjesë e përditshmërisë. 🤍
Çdo punim mbart një histori, një ndjenjë dhe një vlerë që shkon përtej asaj që shihet. Prandaj, momenti kur veprat gjejnë vendin e tyre të ri është gjithmonë i veçantë për ne.
Falënderojmë nga zemra klientët tanë për besimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e punimeve tona. Besimi juaj na motivon të vazhdojmë të krijojmë me pasion, përkushtim dhe dashuri për artin.