12/12/2025
Një gjest i vogël për nder të nënës sime dhe dashurisë së saj të pafundme 🤍
Ky postim është për nënën time, e cila me duart e saj të arta ka punuar dhjetëra shporta për bebe – shpesh edhe i ka dhuruar, sepse zemra e saj ka qenë gjithmonë plot mirësi.
Ajo e ka bërë këtë punë me shumë dashuri, për çdo bebe që vjen në jetë.
Sot, ndërsa ajo është duke luftuar për shëndetin e saj në spital, unë lutem që ajo të zgjohet sërish…
të kthehet te puna që e kishte pasion
dhe t’i prekë përsëri fijet me dashurinë e saj të zakonshme.
Dhe për ta nderuar këtë zemër të madhe që kam për nënën time, kam vendosur të dhuroj dy shporta për dy nëna që janë duke pritur bebet e tyre, por që nuk kanë mundësi t’i blejnë.
Kjo është mënyra ime për ta vazhduar mirësinë e saj, derisa ajo të ketë forcë ta vazhdojë vetë. 🤍
Nëse njihni dy nëna që kanë vërtet nevojë, ju lutem më shkruani.
Le të shpërndajmë së bashku humanitet, shpresë dhe dashuri.
Zoti i dhëntë shëndet nënës sime dhe të gjithë atyre që po kalojnë sfida. 🙏